Është hedhur sot në Shën Petersburg të Rusisë shorti për eliminatorët e kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’. Në ceremoni merrte pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Kombëtarja Shqiptare pas paraqitjeve të mira të bëra kohët e fundit ndodhej në vazon e tretë çka do të thoshte më shumë shanse për të pasur një grup më të lehtë në letër.
Por pas hedhjes së shortit Shqipëria ka rënë në Grupin G, me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtain. Zona e Evropës përbëhet nga 9 grupe, nga të cilat 7 do të jenë me 6 kombëtare dhe 2 të tjera me nga 5 kombëtare. Në Botëror Europës i janë rezervuar 13 vende plus Rusia si vend organizator. Kjo do të thotë që vetëm vendi i parë në grupe siguron kualifikimin e menjëhershëm. 8 më të mirat e vendeve të dyta ndeshen në playoff midis tyre ndërsa skuadra më e dobët e 9 grupeve e ndjek turneun nga televizori. Ndeshjet e eliminatoreve do të fillojnë të luhen në shtator të 2016-ës.
Pas hedhjes së shortit edhe trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi e ka konfirmuar grupin. “Shqipëria ime Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshteinin”, shkruan De Biasi në Facebook.
EUROPA
GRUPI A
Holanda
Franca
Suedia
Bullgaria
Bjellorusia
Luksemburg
GRUPI B
Portugalia
Zvicra
Hungaria
Ishujt Faroe
Letonia
Andora
GRUPI C
Gjermania
Çekia
Irlanda e Veriut
Norvegjia
Azerbajxhani
San Marino
GRUPI D
Uellsi
Austria
Serbia
Irlanda
Moldavia
Gjeorgjia
GRUPI E
Rumania
Danimarka
Polonia
Mali i Zi
Armenia
Kazakistani
GRUPI F
Anglia
Sllovakia
Skoci
Sllovenia
Lituania
Malta
GRUPI G
Spanja
Italia
Shqipëria
Izraeli
Maqedonia
Lihtenshtenji
GRUPI H
Belgjika
Bosnje Hercegovine
Greqia
Estonia
Qipro
GRUPI I
Kroacia
Islandë
Ukraina
Turqia
Finlanda
(m.k/BalkanWeb)
