TIRANE – Ish-konkurrentja e “Big Brother” Françeska Jaçe duket se nuk i ka mirë punët me ligjin. Në Gjykatën e Tiranës ka një çështje penale të regjistruar tri ditë më parë, ku e akuzuara është pikërisht Françeska. Ajo akuzohet për thyerje të rregullave të qarkullimit. Duke qenë se tani është periudhë pushimesh, pritet që gjyqi i bukuroshes vlonjate të bëhet në shtator.
Gjithçka ka ndodhur pas një aksidenti që ish- konkurrentja e “BB” ka pësuar me makinë. Ky është i vetmi lajm jo i mirë rreth Françeskës këtë verë, sepse në planin personal ajo po kalon një periudhë të shkëlqyer.
E dashuruar prej kohësh dhe në një lidhje serioze me një biznesmen, Françi po shëtit në vende të bukura, në shtete të ndryshme. Ajo shfaqet kudo ku shkon me të dashurin pranë e çifti shkëmbejnë shpesh puthje e përqafime, duke treguar se po jetojnë një lumturi të madhe pranë njëri-tjetrit.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: