TIRANE

13:55 – Disa prej studentëve që vazhdojnë të protestojnë tek kryeministria thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty edhe pse kreu i qeverisë Rama dialogon nëpër universitete. Ata shprehen se edhe pse numri i tyre është pakësuar, me rëndësi eshte bojkoti i mësimit.

“Sot jemi më të pakët në numër por auditorët janë njësoj siç kanë qenë, është e rëndësishme që studentët të bojkotojnë mësimin.

Një pjesë e mirë janë larguar, një pjesë marrin pjesë në protestë vetëm në mëngjes dhe pastaj lëvizin në punët e tyre.

Bojkoti i mësimit i bën bashkë të gjithë studentët, kjo është me rëndësi.

Sot pamë dhe te UBT që studentët thanë janë mashtruar, se nuk ishin lajmëruar që kryeministri do të vinte. Dialog nuk ka dhe studentët po e thonë fjalën e tyre këtu,” thanë ata.

Kryeministri është i interesuar që të thotë se vendimet që janë marrë janë marrë për shkak të dialogjeve.

12:37- Në ditën e 14-të të protestës, studentët vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

“Protesta jonë do vijojë deri në plotësimin e kërkesave. S’duam fjalë, por veprim, plotësoni kushtet tona”, shprehen ata.

10:30 – Siç kishin paralajmëruar, studentët kanë nisur marshimin edhe ditën e sotme.

Studentët e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit kanë bllokuar rrugën tek zona e “21 dhjetorit”.

Një ditë më parë studentët lajmëruan se do të mblidhen sërish për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata kanë njoftuar se do të mblidhen pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Ata vijojnë të shprehen se nuk duan dialog por se kusht i tyre është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.

48367476 275311499852682 6838829520082960384 N

KERKESAT E STUDENTEVE:

1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: