STAMBOLL– Dy ushtarë turq u vranë dje në juglindjen me maxhorancë kurde të Turqisë, në sfondin e sulmeve ajrore turke kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që nënshkruan fundin e armëpushimit që mbahej që prej vitit 2013.

Ky përshkallëzim i tensionit mes qeverisë islamo-konservatore turke dhe rebelëve kurd të Turqisë ndodhi në një kohë që Ankaraja është shumë e vendosur për të kaluar në ofensivë kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik duke goditur disa herë pozicionet e tyre në territorin sirian.

”Dje në mbrëmje, një veturë e mbushur me eksploziv shpërtheu në distriktin Lice, pranë qytetit të madh me maxhorancë kurde të Diyarbakirit (juglindje). Dy ushtarë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën”, njoftoi sot zyra e qeverisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: