Vetëm 110 ditë larg ndarjes me BE-në, qeveria britanike botoi librin e saj të bardhë mbi sistemin e emigracionit që synon të aplikojë pas Brexit.
Ministri i Brendshëm, Sajid Javid, theksoi se “ky sistem i ri i migracionit, që do t’i japë fund lirisë së qarkullimit të qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe, u përgjigjet dëshirave të britanikëve për kontrollin e kufijve”.
“Ky do të jetë një sistem migracioni unik, i bazuar mbi kompetencat dhe ekspertizën që mund të sjellin njerëzit, dhe jo mbi vendit e tyre të origjinës”, deklaroi Javid para publikimit të dokumentit.
BalkanWeb