TIRANE – Deti na ofron shumë minerale të duhura për organizmin tonë, ndaj të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Të bësh një zhytje në det garanton të mira për trupin dhe mendjen. Ja përse, të kaloni pushime në det gjatë verës është e shëndetshme.
Dielli, jodi dhe uji i kripur janë elementë shumë të mirë kundër stresit, celulitit dhe ruajtjes së ujit. Uji i detit është i pasur me elementë si magnezi, zinku etj. Magnezi penetrohet në lëkurë dhe lirohet në gjak. Natriumi (kripa), prezent në ujin e detit, është një aleat i mirë i lëkurës, sepse provokon një ‘scrub’ natyral në gjendje të eliminojë qelizat e vdekura, duke e bërë lëkurën e fytyrës dhe të trupit të butë dhe të relaksuar. Deti është burim shëndeti për ata që vuajnë nga anemia, depresioni, sëmundjet alergjike të lëkurës, reumatizma, psoriazisi (sëmundje e lëkurës), rakitizmi etj. Në rast alergjie, për shembull, flladi i detit vepron si një aerosol (substancë që ndihmon në pastrimin e organizmit) natyral, falë përqendrimit të lartë të lagështirës. Falë jodit, flladi i detit është i nevojshëm në rast shqetësimesh në tiroide. Ideal edhe për këmbët, për shembull në rast se keni varice. Këshillohet të bëni ecje të gjata në bregun e detit me këmbët të zhytura në ujë, sepse efekti i dallgëve të detit masazhon këmbët dhe ndihmon në aktivizimin e qarkullimit të gjakut.
Minerale në ujin e detit
Në det mund të gjejmë mes një dallge te tjetra rreth 92 minerale. Sigurisht, është vështirë t’ua kujtosh të gjithave emrat, por më të njohurat dhe në vend të parë është jodi. Përveç këtij minerali, gjenden dhe magnezi e potasi, të duhura për organizmin tonë në shumë aspekte.
Stres dhe qarkullim
Ky përqendrim me kripëra minerale na lejon t’i japim organizmit një mundësi për të larguar stresin; për më tepër favorizon edhe qarkullimin. Për të përfituar nga kjo e mirë, janë shumë të mira ecjet me këmbët në ujë deri te kaviljet ose deri në bel.
Lëkura
Pas një zhytjeje lëkura duket tonike dhe e shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e “pastër” nga qelizat e vdekura, si një lëkurë natyrale, që uji i detit arrin të kryejë në mënyrën më të thjeshtë dhe efikase. Jodi pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ata që vuajnë nga aknet, puçrrat dhe plagët apo shenjat, falë ujit të detit mund të kenë rezultate të shkëlqyera. Filmi hidrolipidik epitelial merr nga jodi i ujit të detit një veprim parandalues; për këtë arsye edhe lëkura shfaqet më e bukur. Për dermatitet atopike, e përhapur mes të rriturve dhe të vegjëlve, një zhytje në det si dhe shëtitjet në breg janë me të vërtetë shumë të shëndetshme, aq sa është bërë dhe filozofi në disa qendra SPA-je në disa prej qyteteve më të mëdha të botës.
Celuliti
Jodi është në gjendje të luajë një aksion, përveçse sipërfaqësor, edhe shumë më të thellë; ja përse të bësh një zhytje në det ndihmon edhe organet e brendshme. Celulitit edematoz është një ndër ato situata të cilat mund të kurohen apo të ndihmohen edhe thjesht duke notuar në det.
Kilet e tepërta
Duke notuar në det, muskujt tonifikohen dhe si pasojë humbisni kilet e tepërta. Sigurisht, duke ndjekur një dietë të përshtatshme dhe të pasur me fruta dhe perime. Metabolizmi, në fakt, stimulohet nga mikroelementët detarë si jodi, në gjendje për të shpejtuar metabolizmin dhe të favorizojë humbjen në peshë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
