Pak minuta janë dashur që seanca plenare të agravojë në tensione e përplasje fizike. Me sa duket opozita ka shkuar e përgatitur për një seancë të fortë pasi që në nisje kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të larta. Ndërkohë që deputetët janë pajisur dhe me vezë.

Deputeti i PD-së Endri Hasa që ka qëllaur me vezë kryeministrin Rama i ka thënë edhe disa fjalë. “E ke për studentët”, ka thënë Hasa kur e ka sulmuar por me sa duket Rama i ka shpëtuar vezës, që e ka prekur veç në kollare.

Rama Veza
Rama Veza

Pas tij deputetët e tjerë të opozitës kanë hedhur letra në drejtim të kryeministrit. Ndërkohë Hasa është përjashtuar nga seanca nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: