TIRANE

Pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë të tjera fakte.

Përmes një dalje për media, Ministria e Financave u shpreh e gatshme për të vënë në dispozicion dokumentet që provojnë se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, siç u shpreh më herët Partia Demokratike, por trashëgimtarët Pinari.

Më tej, përfaqësuesi i kësaj ministrie tha se nuk është firmosur asnjë dokument që zbulon përfshirjen me Begon.

“Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari  i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin  e Ministrisë së Financave në këtë objekt.

Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person.

Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet”, deklaron ministria e Financave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb