TIRANE
Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Edhe në Krishtlindje banorët e kësaj zone nuk tërhiqen nga qendresa e tyre. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta tha se kryeministri Edi Rama po grabit qindra miliona dollarë, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës.
“Solidaritet me banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës se Re në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. U provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Edi Rama mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri.
Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”, u shpreh Braimllari nga protesta.
Të pranishëm në protestë në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e opozitës, si ata demokratë ashtu edhe nga LSI.
(BalkanWeb)