SPANJË
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i merkatos së janarit teksa skuadrat do të hedhin në zbatim llogaritë e tyre për të afruar lojtarët të rinj, të cilët shihen si “shpëtimtarë” të tyre.
Për post afrimeve, tek skuadra e Real Madridit pritet të ketë edhe zbrazje dhe një ndër to është edhe braziliani, Marcelon, i cili duket shumë pranë largimit nga “Los Blacos”.
Duke mos pritur më shumë, spanjollët kanë marrë menjëherë masat për pasuesin e tij. Sipas mediave, në listë është 22-vjeçari i Betisit, Zhunior Firpo.
Mbrojtësi spanjoll shihet si një prurje cilësore tek mbretërorët, ndërsa për këtë Reali ka përgatitur një ofertë të majme e cila shkon në shumë 50 milionë euro.
(n.m/BalkanWeb)