PRISHTINE- Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka konfirmuar se javën e ardhshme do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.
Pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, Thaçi ka thënë se themelimi i Gjykatës është në të mirë të Kosovës.
Pavarësisht dështimit të parë, Zëvendëskryeministri ka thënë se do të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ai tha se votimi i Gjykatës Speciale është zotim i Republikës së Kosovës për obligimet që kanë marrë.
Në anën tjetër, Ganimete Musliu, ka treguar se s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Gjykatës Speciale.
(ed.me/BalkanWeb)
