Memaliaj, Çorovoda, Tirana dhe Berati janë goditur nga një lëkundje tërmeti. Mësohet se tërmeti ka qenë 3.6 ballë, ndërsa si epiqendër ka pasur Memaliajn.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 08:15 dhe epiqendra ka qenë 11 km larg Memaliajt.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa nuk është raportuar as për dëme materiale.
(ed.me/BalkanWeb)
