TIRANE- Një sipërfaqe pyjore pranë Liqenit Artificial është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në kohën e drekës, dhe flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej 1 hektarë pyje dhe bimësi.
Rreth 30 pemë të cilat ndodhen në krahun pranë Fakultetit Gjeologji-Miniera janë përfshirë fillimisht nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë punën për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat po hetojnë për shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se është i qëllimshëm.
(b.e/BalkanWeb)
