URE VAJGURORE

Shpërthim eksplozivi në një bankomat në Urën Vajgurore. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:24 gjatë natës.

“BalkanWeb” mëson se nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale, ndërsa raportohet se janë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve. Gazetarja Eneda Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se sipas informacioneve jozyrtare nga banka e nivelit të dytë, mendohet se janë vjedhur rreth 5 milionë lekë të vjetra.

“Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve”, thuhet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: