KRUJE- Një masiv pyjor në Borizanë të Krujës është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në 4 vatra, ndërsa 2 automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Disa ditë më parë, nga flakët e zjarrit u përfshinë disa zona pyjore në Krujë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit, ndërsa uniformat blu të mbërritura në vendngjarje po hetojnë shkaqet.

ZJARR I PËRMASAVE TË MËDHA NË PYJET E MIRDITËS
Një tjetër zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjesh në Mirditë. Flakët e zjarrit rrezikojnë të përhapen edhe në masivin pyjor të Munellës në Pukë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

(b.e/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: