DURRËS
Detaje të reja janë zbuluar për shoferin që u arrestua sot pasdite pasi po tentonte të trafikonte 4 kg herionë nga Shqipëria drejt Italisë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj njofton për “BalkanWeb” se ditë më parë, shoferi 39-vjeçar, Bledar Shqarthit iu kapën për 3 klandestinë brenda në kamionin që ky i fundit drejtonte.
Duke shfrytëzuar fluksin e madh të emigrantëve, të cilët po ktheheshin drejt vendeve të punës në Itali, shoferi ka tentuar që sasinë e heroinës ta dërgonte në tregun itlalian.
Kjo strategji iu zbulua nga efektivët e porit të qytetit bregdetar, që përmes kontrolleve me qen antidrogë, 39-vjeçarit iu gjet sasi prej 4 kg e fshehur në kabinën e kamionit.
(n.m/BalkanWeb)