NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
500 gr kërpudha, 60 gr gjalpë, 3 lgj miell, 1 litër lëng mishi, 1 gotë qumësht, 1 kokërr limon, Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja
Kaurdisim fillimisht kërpudhat me gjalpë, më pas shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo mielli të fillojë të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me lëngun e mishit dhe i lemë kërpudhat të marrin valë. Shtojmë më pas qumështin dhe e lemë supën të lidhet në temperaturë të ulët. E largojmë nga zjarri dhe e pudrosim me majdanoz të freskët, me pak cipë limini dhe me lëng limoni.