KAVAJE

Lindën dhe rriten tetë fëmijë, por sot ata të dy jetojnë të braktisur, të varfër dhe pa shtëpi. Kjo është drama e rëndë e dy bashkëshortëve nga Kavaja Fiqiret dhe Qerime Tafa, të cilët u shkëputën nga fshatrat e Lushnjës pak vite më parë në një banesë me qira për një jetë më të mirë, që asnjëherë nuk e gjetën.

Kjo familje nuk ka asgjë, me frigoriferin bosh ata presin çdo ditë se çfarë do t’ju dërgojnë fqinjët e tyre. Zonja e shtëpisë Qerime Tafa nuk i mban lotët pasi dhimbja për të është e madhe. Vetëm me pension Qerimja thotë së nuk munden të bëjnë asgjë, pasi ato para nuk ju dalin as për ilaçe dhe ushqime. Me frikën se nesër do të dalë në rrugë pasi pronari i shtëpisë e kërkon atë, ajo nuk do t’ja dijë për vaktet që i ikin pa ngrënë por dëshiron një shtëpi të sajën ku askush të mos i trokasë për ta flakur në rrugë.

Qerimja ka një tjetër vuajtje të madhe, mungesën e kontaktit me fëmijët e saj. “Dikur ishim të varfër por kishim ngrohtësi familjare, ndërsa sot kemi mbetur vetëm pasi fëmijët që rritëm më shumë mundime na kanë braktisur dhe kemi mbetur vetëm”, thotë nënë Qerimja.

Familja E Varfer Kavaje 1
Familja E Varfer Kavaje 1

I zoti i shtëpisë Fiqiret Tafa vuan nga disa sëmundje dhe pas vizitave të njëpasnjëshme mjekët i kanë thënë që nuk ka më shpresë dhe e kanë nisur drejt shtëpisë. Ai nuk mund të flasë por trishtimin për gjendjen e vështirë e tregojnë sytë e tij dhe shtrati mbi të cilin ai qëndron i shtrirë në pamundësi për të lëvizur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb