Një spektakël unik ai në të cilin kanë asistuar të hënën në 7 janar turistët që vizitojnë Buckingham Palace, në Londër.

Banda e rojeve mbretërore të Mbretëreshës Elisabetta ka luajtur një nga sukseset më të famshme të Queen, Bohemian Rhapsody.

Royal Guards ka dashur të nderojë filmin që së fundmi ka fituar dy Golden Globe (filmi më i mirë dramatik dhe interpretimi dramatik më i mirë me protagonist Rami Malek).

Banda mbretërore nuk është e re në këtë lloj iniciative. Në korrik ata luajtën Dancing Queen të Abba, ndërsa në gusht një nderim për
Aretha Franklin pas vdekjes së saj duke ekzekutuar Respect.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb