Refuzimi që Presidenti Meta i bëri sot propozimit të kryeministrit Edi Rama për emrin e Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm duket se ka sjellë përplasje mes kabinetit qeveritar. Në një postim në facebook, Klodian Tomorri, gazetar i ekonomisë në Top-Channel shkruan se kryeministri i Shqiperise eshte duke i bere presion ministrit te jashtem ne detyre te jape doreheqjen per te futur Gent Caken nga dera mbrapme ne postin e ministrit.

Postimi i Plotë:

A mund t’i kerkohet doreheqja te shkarkuarit?
Ne keto momente kryeministri i Shqiperise eshte duke i bere presion ministrit te jashtem ne detyre te jape doreheqjen per te futur Gent Caken nga dera mbrapme ne postin e ministrit.
Synimi eshte qe pasi te dorehiqet Ditmir Bushati, zoti Caka te behet zevendesministri i pare, nje skenar i ngjashem me ate qe u tentua me Sander Lleshajn ne Ministrine e Brendshme.
Ngerci me emerimin e ministrit te jashtem po nxjerr edhe nje here ne pah se sa shtet qesharak jemi dhe se sa institucione qesharake kemi ne kete vend. A mund t’i kerkohet doreheqja dikujt qe e ke shkarkuar me pare? Qesharake deri ne dhimbje.
Eshte e vertete qe qeveria eshte kompetence e kryeministrit. Por ka ndryshim te madh mes komptences dhe trajtimit te shtetit si ciflig privat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb