TIRANË
Pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh të Partizanit, Mikel Janku, gjatë ditës së sotme miq, shokë, politikanë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nder të tij.
Pjesë e homazheve ishte edhe kreu i shtetit, Ilir Meta si dhe presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Janku u nda dje nga jeta në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.