KUBE

Një autobus ka dalë nga rruga pasditen e djeshme në rajonin e Guontanamo në Kube, duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur dhe 33 të plagosur.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Juventud Rebelde, duke sqaruar që në bordin e mjetit udhëtonin të paktën 22 të huaj me kombësi të ndryshme, edhe nga Europa.

Autobusi i kompanisë Via Azul, udhëtonte nga Baracoa drejt Havalas, kur për shkaqe ende të paditura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar disa herë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e viktimave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb