Kim Kardashian është akuzuar për vjedhjen e stilit të këngëtares serbe Jelena Karleusa.

Pop-ylli serb ka thënë për revistën amerikane “UsWeekly” se ajo shumë vjet më parë ishte fotografuar me stilin që tani po e përdorë Kim Kardashian.

“Mendoj se stili i saj është i frymëzuar nga fotografitë e mia”, ka thënë këngëtarja 36-vjeçare.
Jelena ka thënë se përveç stilit të veshjes, Kimi është përkujdesur që t’ia vjedh edhe stilin e flokëve.

“Po e marr si kompliment dhe nuk janë vetëm flokët (stilin e flokëve)”. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: