NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4 racione mish, 1 kg pazi, 2 qepë mesatare, 2-3 lgj pure domate, 4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj dhe kaurdisim mishin derisa të marrë kore sipërfaqësore nga të gjitha anët. Gjatë kaurdisjes i shtojmë dhe një majë luge kripë dhe piper.

Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën me një lugë vaj. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë mishin dhe purenë e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit ose ujë të ngrohtë në masë të racioneve të mishit të qingjit. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.

Ndërkohë në tiganin që kaurdisëm mishin shtojmë pazinë dhe e lemë në yndyrën që ka lëshuar mishi derisa të ulë vëllimin. Në momentin që mishi është zierë shtojmë pazinë në tenxhere, hedhim dhe majdanozin e grirë hollë, kripë dhe piper. E lemë ne zjarr dhe për 10 minuta të tjera në temperaturë të ulet dhe e shërbejmë të ngrohte, sipas preferencës shoqëruar dhe me pak pilaf.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb