TIRANË
Parlamenti ka votuar sot shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe po ashtu emërimin e zëvendësuesve të tyre.
Ministrat e rinj që nuk vijnë nga parlamenti kanë qenë në lozhën e sallës, ndërsa të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin e për çudi dhe më shprehi të fytyrës të ngjashme duke e ndjekur si spektatorë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama i mbetur vetëm nga të dyja anët në karrigen e tij duke se është bërë me dhimbje koke, pasi shihet teksa mban dorën në kokë.
MINISTRAT E RINJ
Elva Margariti Ministre e Kulturës
Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Besa Shahini, ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë
Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë
Erion Braçe, zëvendës kryeministër
Elisa Spiropali ministre për marrëdhëniet me Kuvendin
Dekretet për emërimin e ministrave të rinj kanë marrë 77 vota. Kështu, dekreti për emërimin e zv.kryeministrit Erjon Braçe u votua me 77 vota pro nga ana e mazhorancës. Dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetaj mori 77 vota ndërsa po aq mori edhe dekreti për emërimin e Anila Denajt si ministre e Ekonomisë.
Damian Gjiknuri u votua me 76 vota për shkarkimin nga detyra dhe Balinda Balluku mori 77 vota për emërimin e saj si ministre e Infrastrukturës.
Dekreti për shkarkimin e Mirela Kumbaros u votua me 76 vota, ndërsa emërimi i Elva Margaritit si ministre e Kulturës mori 77 vota.
Shkarkimi i Lindita Nikollës u votua me 77 vota dhe u emërua me 77 vota Besa Shahini si
ministre e Arsimit. Kuvendi votoi shkarkimin e Sonila Qatos dhe emërimin me 77 vota të
Eduard Shalsit si ministër për Sipërmarrjen. Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin dhe votoi me 77 vota emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë. Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Senida Mesit, Erion Braçe u votua me 77 vota si zëvendëskryeministër.
Po me 77 vota u miratua dekreti për emërimin e Elisa Spiropalit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
(m.k/BalkanWeb)