VLORE
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Skrofotinë të Vlorës. Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se shkak është bërë një bombol gazi që shërbente për ngrohje, e cila ka marrë flakë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetem një 80-vjeçar i cili ka marrë dëmtime në duar, ndërsa është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
(BalkanWeb)