TIRANE

Ndërsa pritet vendimi i presidentit Ilir Meta për emrin që do të marrë drejtimin e ministrisë së jashtme, ministri ende në detyrë, Ditmir Bushati vijon axhendën e takimeve zyrtare. Në përfundim të konferencës për mediat me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.Z. Stef Blok, Bushati iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me drejtimin e diplomacisë shqiptare gjatë periudhës si ministër.

I pyetur mbi gabimet të mundshme që mund të ketë bërë gjatë drejtimit të Ministrisë së Jashtme, Bushati tha se mund të ketë më shumë se një, ndërsa foli për një periudhë reflektimi.

Emri për shkarkimin e Ministrit Ditmir Bushati u dërgua për herë të dytë në Presidencë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ky i fundit u vetëpropozua për të mbajtur edhe këtë post. Sakaq presidenti Meta ende nuk është shprehur me dekret mbi këto dy propozime, ndërsa afati kushtues përfundon në mesnatën e 21 janarit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb