Maurizio Sarri bëhet gati të përqafoj Gonzalo Higuain por rrezikon të humbas Eden Hazard. “El Pipita” pritet ti nënshtrohet testeve mjekësorë ndërsa belgu po bën gati valixhet për një fluturim drejt Madridit. Një lëvizje e tillë ishte parashikuar për në fund të sezonit por Florentino Perez me sa duket e ka me nxitim duke parë që Reali i tij është në emergjencë totale.

Hazard ka refuzuar në mënyrë konstante çdo tentative të Cheslesat për ti ofruar një rinovim të kontratës duke e bërë të qartë qëllimin e tij. Mediat spanjolle shkruajnë se belgu ka arritur një para kontratë personale më presidentin Perez ndërsa mbetet vetëm që Reali dhe Chelsea të përcaktojnë detajet e fundit të këtij transferimi.

Pak ditë më parë e përditshmja spanjolle “AS” shkruante se blutë i kanë vendosur çmimin talentit të tyre, 112 milion euro, shifër kjo të cilën Perez kërkon të ul në 100 milion. Sigurisht që diferenca nuk është shumë e madhe dhe palët mund të arrijnë në një akord të shpejtë, me Hazard që mund të vishet me të bardha që në këtë merkato dimri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb