Dan Bilzerian ka treguar edhe një herë momente nga jeta e tij e çmendur.
Në një video të postuar së fundmi ‘mbreti i Instagramit’, shihet i rrethuar me femra të zhveshura, të cilat dalin e argëtohen në borë.
Ai komenton bashkangjitur videos: ‘Kur ke problem për të fjetur’, duke lënë të kuptohet se ai kur nuk ka gjumë, nuk rrin në telefon ose nuk vendosë të kyçë TV-në, por bën një festë të çmendur me vajzat të cilat i rrinë gjithmonë pranë.