TIRANË
Gazetari, Erl Murati tha se tek partitë opozitare shqiptare shihet një mungesë koordinimi përballë partisë në pushtet dhe në kauzat e tyre në terren.
Teksa foli në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Murati u shpreh se protesta e opozitës, e cila është lajmëruar me 16 shkurt është e vonuar.
Gjithashtu ai kritikoi Partinë Demokratike, që sipas tij, nuk mbahet mend të këtë kërkuar interpelancë në Kuvend mbi për një çështje të caktuar.
“Nuk mund të pretendojmë që ta nisim në vitin zero sa herë ka zgjedhje. Në zgjedhjet e ardhshme, partitë do të gjykohen mbi aksionin politik dhe ofertën. PD ka një lloj kaosi për mënyrën se si i ka udhëhequr kauzat e tyre.
Nuk mbaj mend se kur PD ka kërkuar interpelancë për një çështje të caktuar në parlament. Plasja e skandalit te Unaza, gjykojë se protesta e saj është lënë shumë vonë. Shoh një mungesë koordinimi brenda partive të opozitës”, tha ai.
(n.m/BalkanWeb)