Gjithnje e me shpesh po degjoj qe protesta e studenteve ‘kaq e pati’ dhe se ata ‘nuk dolen dot pertej interesave te tyre te ngushta’. Po e thone edhe mendimtare qe i respektoj fort.

Kam pershtypjen se te menduarit keshtu eshte nje gabim dhe moskuptim i madh, qe ndoshta ndikohet prej qendrimit shume gjate ne skema arsyetimi te ngushte te politikes se deritanishme shqiptare, ku lufta ka qene gjithnje e stilit ‘iken Lena, vjen Prena’.

Po, levizja e studenteve vendosi te qendroje vetem ne kerkesat qe kane te bejne me universitetin publik.
Po cfare shoqerie eshte ajo qe e quan ceshtjen e universitetit publik nje ceshtje ‘interesash vetjake te studenteve’?

Lufta kunder Ligjit per Arsimin e Larte eshte lufte kunder nje fenomeni thelbesor te politikes ne kete vend, ku pushteti politik nuk perdoret per te mireadministruar publiken, por per te kenaqur interesat private te rrethit te atij qe qeveris.

Rrezimi i nje kabineti eshte ndeshkim per nje qeverisje te papergjegjshme dhe mire se te vije. Por nuk eshte ne vetvete goditje e menyres se si funksionon nje klase politike e papergjegjshme. Nje proteste qe con ne anulimin e ligjit ne fjale, eshte.

A e dini qe kurre me pare nuk jane mbledhur ne fakultetet tona asamblete e pedagogeve? Po mblidhen tani, nje e nga nje, ne nje perkrahje te pashembullt ndaj ceshtjes qe ngrene studentet.
Kjo qe po ndodh ne universetet tona sot eshte nje gje e paimagjinueshme deri dje.

Kerkesat e studenteve shkojne me larg se hallet e studenteve dhe perfshijne gjithe shoqerine.

Fakultetet sot jane shnderruar ne agora te aktivizmit politik dhe demokracise. Ku ka vend me te mire per te nisur nje levizje politike per ndryshim (ne kuptimin e gjere te fjales politike) se sa universiteti. Universiteti eshte nje vend shume me i mire per te nisur ndryshimin se kryeministria bie llafi, ku sa here nderrohet i zoti i zyres premtohet per ndryshim dhe gjithnje eshte nje genjeshter.

Kerkesa per dyfishim te buxhetit per arsimin prek nje ceshtje thelbesore politike si prioritetet e perdorimit te parase publike. Duam ta cojme per arsim e zhvillim njerezor apo per ate ‘zhvillimin’ tjeter qe perfundon me koncesione, PPP, tuba celiku neper kanione, diga ne parqe kombetare, shembje shtepish per 200 e ca familje, teater me kulla, stadium me kulla e si perfundim, ne kantiere ndertimi qe mbrohen nga police me mburoja e kokore?

Pjesemarrje ne vendimarrje, studentet kerkojne 50% te votes, sic duam edhe nete tjeret te drejten per referendum, me shume demokraci, me shume pjesemarrje, sepse deri sot ne kete gjoja demokraci askush nuk na ka pyetur.

E keshtu me rradhe, cdo kerkese aty duket sikur eshte vetem per studentet, por eshte per gjithe shoqerine, mjafton ta perkthesh.

Kjo nuk eshte nje proteste, eshte nje levizje; eshte nje levizje politike dhe eshte nje menyre e re e te berit politike.
Kjo levizje nuk ka mbaruar as nuk ka deshtuar ende.
Kjo levizje mund edhe te deshtoje, por ai do te jete deshtimi i te gjithe neve si shoqeri qe nuk kuptuam dhe nuk pranuam te ndryshojme skemat tona te mendimit.

Prandaj gjithe vemendja duhet te shkoje te levizja e studenteve dhe pedagogeve te tyre, jo te #PSPDLSI, media mainstream nuk mund ta beje kete, por rrjeti duhet ta beje.

Dhe ne fund dy fjale per studentet qe duan te rinise mesimi: ju kuptoj, por ju keni hall ‘te mbaroni pune’, dmth te merrni diplomen ne nje kohe sa me te shpejte. Edhe neser, kur te jeni neper punera, ju prape do te keni hall te mbaroni pune. Prandaj, perballe interesit publik, ju nuk keni shume peshe sot, ata qe po rezistojne ne mbrojtje te nje shoqerie me te mire dhe te nje dinjiteti qytetar e njerezor kane me shume vlere sot nga pikepamja e interesit publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: