SHKUP

Mbështetësit e marrëveshjes për emrin me Greqinë janë në anën e vërtetë të historisë dhe do të vijë koha kur edhe kritikuesit e tyre do të pajtohen me atë, ka thënë ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov në deklaratën për AFP.

Dimitrov beson se kundërshtarët, përfshirë edhe kritikuesit në Maqedoni që në ndryshimin e emrit shikojnë në një lëshim të turpshëm, “një ditë do të binden për të kundërtën”.

“Ndjej se sigurt jam në anën e vërtetë të historisë dhe mendoj se disa vite prej tani…madje edhe ata që janë kundërshtarë të zemëruar, do të thonë si duket ata kanë qenë në të drejtë’”- thekson Dimitrov.

Nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen, atëherë pritet që Maqedonia shpejt të bëhet anëtare e NATO-s dhe sytë të kthehen drejt Brukselit, ku vitin e kaluar ishte paralajmëruar se do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë në qershor të vitit 2019.

Dimitrov paralajmëron se nëse BE nuk i fillon negociatat për anëtarësim me Maqedoninë do të ketë rënie të kredibilitetit në gjithë procesin.

Ai pranon se Maqedonia duhet të zbatojë reforma serioze para së të përfshihet në Union, por shton se gjithçka “që duam është të fillojmë udhëtimin”.

Në deklaratën për AFP-në, Dimitrov ka ftuar edhe vendet e tjera të ndjekin modelin e Marrëveshjes së Prespës, duke shtuar se nevojitet veprim i shpejtë për numrin e madh të kontesteve diplomatike, deri në problemet e arsimit dhe shëndetësisë, me qëllim të pengohet ekzodusi i të rinjve në rajon.

“Derisa ne ta përfundojmë debatin se cili është kombi më i vjetër, gjitha gjeneratat tona të reja do të jenë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër”- ka thënë Dimitrov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb