TIRANE- Këta qytetarë megjithëse të zënë ngushtë për veprimin që kryejnë, nga sot duhet të ishin në burg. Kryebashkiaku i ri paralajmëroi qytetarët se do të procedohen për këto akte, por pa justifikuar veprimin e tyre, a ka banjo publike kryeqyteti?

Nga dje dy wc portative janë vendosur pranë monumentit të Pavarësisë, të cilët ishin një emergjencë për situatën si ishte katandisur kjo shtatore. Por a mjafton vetëm kjo? Këtë pyetje ja shtruam administratës së bashkisë së re, e cila na pohoi se ka nisur një projekt ku wc portative do të vendosen në disa pika në qendër të Tiranës.
Por kjo nismë përjashton zonën jashtë unazës së vogël, a thua se aty nuk ka njerëz që mund të kenë të njëjtat probleme. Por përpara se të flitet për burgim, duhet plotësuar disa kushte ku më së shumti vitet e fundit ëc publike në Tiranë janë bërë një domosdoshmëri. Qytetarët në shumicën e rasteve pasi paguajnë përdorin edhe wc e lokaleve, ndërsa shumica nuk e kanë as këtë mundësi pasi kushtet ekonomike janë të tilla por arsyet fiziologjike nuk pyesin.

Megjithëse i pret burgu nëse do të kryejnë nevojat personale poshtë urave, qytetarët sërish nuk kanë frikë. E kanë justifikimin, nuk kanë banjo publike. Ndaj Bashkia e Tiranës do të zbatojë një nismë ku ËC-të publike do të vendosen në disa pika në qendrën e Tiranës. Ndërsa për periferinë, secili para se ta kryejë një veprim të tillë, duhet të mendojë burgun.

(News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: