Juventusi bëhet gati për sfidën e radhës ndaj Lacios dhe në konferencën e zakonshme në prag të sfidës, trajneri bardhezi, Masimilano Alegri, beson te suksesi ndaj kryeqytetasve bardhekaltër, teksa prek dhe disa nga argumentet më të ndjeshme të momentit në shtëpinë bardhezi, si aktivizimi i lojtarëve të rinj, rikthimi i Martin Kaseres dhe firma e mundshme me francezin Pol Pogba.

Të rinjtë
“Kean ka shumë për të mësuar dhe është fat për të që luan te Juvja. Nëse do të largohej do të luante më shumë minuta, por do të humbte rrugëtimin që ka nisur në rritjen e tij si lojtar. Të rinjtë shoqërohen në rritjen e tyre njëjtë si fëmijët në shkollë. Kean ka cilësi, por i duhet ende që të rritet për të qenë gati.

Pogba
“Mendoj se do të jetë shumë i vështirë një rikthim i tij te Juventuesi”

Emre Can
“Nëse mund të luajë ai si Pjaniç? Duhet të përmirësohet në kohën e lojës përpara mbrojtes siç ka bërë Bentakur. Miralem është më i shpejtë, ndaj dhe topi qarkullon. Wshtë çështje stërvitjeje dhe po përmirësohet, sikundër dhe Rodrigo”.

Dëmtimet
“Unë kam 15 lojtarë. Kanselo rikthehet i disponueshëm, Manxukiç do të rikthehet pas ndeshjes me Parmën, mbase edhe Khedira. Pjaniç nga e hëna do të stërvitet me skuadrën”.

Formacioni
“Dyshimi im i vetëm ka të bëjë me mesfushën. Në do të luaj me dy lojtarë apo me tre. Të mos harrojmë se të mërkurën kemi një ndeshje Kupe me Atalantën, ndeshje me një takim të vetëm.”

Lacio
“Wshtë një skuadër fizike dhe teknike. Sikundër dhe ne, shënon shumë në topat inaktivë. Do të kërkojë të zhbëjë humbjen me Napolin. Ne duhet të ruajmë vazhdimëse sepse deri te titulli na duhen edhe shumë fitore. Të luash në “Olimpico” në mbrëmje është gjithnjë bukur, ndërsa Lacio do të kërkojë të mposhtë një “big” për herë të parë në këtë sezon”.

Kaseres
“Jam i lumtur që pranoi, ne e kërkuam me ngulm. Do të kompletojë një repart është i fortë. Martinin e njoh dhe do t’i japë shumë Juves. Benatia kërkoi largimin, bëri një zgjedhje ndryshe nga qëllimet tona dhe drejtuesit e pranuan. Ta mbanim kundër dëshirës nuk do të sillte asgjë pozitive.

(j.s/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: