NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

(për 1 racion)

100 gr lulelakër, 100 gr kungulleshkë, 1 lk gjalpë, ½ gotë qumësht, ½ të verdhë veze, 1 gotë ujë, 1 majv luge kripë.

Përgatitja

Vendosim ujin të vlojë dhe shtojmë lakrën dhe kungullin të prerë në copëza të vogla. I ziejmë sa të jene gati duke shtuar dhe pak kripë. Më pas i shtypim në masën me lëngjet e veta që kanë nxjerrë nga zierja. Ngrohim qumështin dhe e përziejmë me të vedhën e vezëve dhe më pas e shtojmë tek supa krem së bashku me pak gjalpë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb