Kalimi i Moratës tek Atletiko shkakoi jo pak pakënaqësi te tifozët e “los cholconeros”, të cilët nuk ia falin sulmuesit dashurinë e tij të shprehur në jo pak raste për Realin e Madridit.
Por ka qenë vetë sumuesi i cili ka qetësuar tifozët me një postim në Instagram ku ka postuar një foto kur ka qenë fëmijë me fanellë të Atleticos duke shkruar: “Me iluzionin e një fëmije”.
Por dihet që hapat e parë të futbollit, Morata i ka marrë në skuadrën e Real Madrid dhe kjo foto me siguri që nuk do t’i pëlqej aspak Kampionëve të Evropës.
BalkanWeb