Një zv. Sherif në Kentaki përballet me një padi federale për prangosjen e një fëmije të një shkolle fillore, vepër kjo e dokumentuar dhe me një video ku dallohet qartë abuzimi me të miturin. Djali i vogël i vënë në darën e prangave të sherifit brutal vuan nga çrregullime hiperaktive, tha Unioni i Lirive Civile Amerikane.

Unioni i Lirive Civile Amerikane ka paditur zv. sherifin Kevin Sumner i cili punon si një oficer i burimeve shkollore në Shkollën Fillore Latonia në Covington. Sumner është akuzuar për prangosjen e një djali 8-vjeçar dhe të një vajze 9-vjeçare, të cilët të dy kanë deficite mendore dhe çrregullime hiperaktive.

Në videon e regjistruar përmes një aparati celular sfaqet yv. sherifi Sumner i cili flet me vogëlushin e prangosur. Djali është aq i vogël se ai është prangosur jo rreth kyçeve, por rreth krahëve të tij.

Në bisedë Sumner i thotë djalit të burgosur ‘Mos mu qarravit mua ashtu’ teksa ai i dëshpëruar qan, ‘To do të bësh atë çfarë të them unë, përndryshe do të vuash pasojat’

‘Oh po më dhembin shumë krahët’ thotë djali teksa qan.

Sumner më tej vijon duke i thënë fëmijës që vuan nga prangosja se nëse do që ta lirojë ai duhet të bindet dhe ta kërkojë lirimin e tij me butësi.

Prangat iu hoqën fëmijës së sëmurë cvetëm pas 15 minutave, tha ULCA, duke iu referuar regjistrimit të videos në shkollë.

ULCA, tha se edhe vajza u prangos dy herë nga krahët pas kurrizit.

Të dy fëmijët u ndëshkuan për shkak se ata vuajnë nga çrregullime dhe paaftësia mendore, tha ULCA në një raport lidhur me ngjarjen e rëndë.

(g.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb