Jahmir Hyka lë Tiranën, firmos për Makabin në Izrael Pas përfundimit të aventurës te San Hoze ërthkuejkërs në MLS-në amerikane, Jahmir Hyka vijoi stërvitjen për disa ditë te Tirana.
Madje, tifozë bardheblu shpresuan shumë që ish-lojtari i tyre të ishte edhe goditja e madhe në këtë merkato janari, por karriera e Hykës ka marrë një tjetër drejtim.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka pranuar oferën e Makabi Netanja në superligën izraelite.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Makabit në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa 30-vjeçari Hyka do të ndryshojë për herë të shtatë një kampionat në karrierën e tij.
