Bledar Devolli është në qiellin e shtatë. Trajneri i Kastriotit jo vetëm që ka mposhtur Skënderbeun, por ka siguruar fitoren e dytë radhazi për krutanët, duke rikthyer ekipin në valle për mbijetesë. Në prononcimin e tij për “Supersport”, trajneri gjirokastrit i krutanëve u shpreh:
E kishit menduar këtë fitore?
Unë di që kemi bërë një ndeshje të madhe, ndaj një kundërshtari të madh. Kemi bërë një përgatitje të madhe dhe në goditjet standarte. Kemi mësuar të vuajmë edhe kur nuk kemi topin, si në golin e dytë që shënuan. Më pëlqen ekipi dhe jam i lumtur.
Ishte një mesazh për rivalët ky?
Unë e pashë ekipin në fazën përgatitore dhe më ka ngrohur si ekip. Presim dhe dy afrime të shtohet konkurrenca. Unë këtë mesazh e mora në Gjrokastër. Duhet të punojmë me kokën poshtë të dalim me kokën lart.
Si arrin të bësh një skuadër të ftojë me 11-12 lojtarë të rinj?
Këta lojtarë kanë uri për të fituar. Unë vetëm me punë këmbëngul. Në stërvitje ndidhem entuziast, nuk duhet të fluturojmë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. Nëse shpëtojmë do jetë trofe jonë dhe jo mrekulli.
Unë nuk dua të bëjë euforikun, jam trajner që s’dua të rri në mbrojtje. Unë dua të lozim me topin, golat kanë qenë të punuar dhe ai i pari. Ekipi po më ndjek dhe jam shumë i lumtur.
A u informuar për incidentin që ndodhi, para ndeshjes?
Nuk më takon mua të gjykojë këtë ngjarje sepse nuk jam polic, isha në analizë me ndeshjen. Unë nuk shaj arbitrin dhe unë jam vetëm për fair-play. E patë dhe në fushën e lojës, nuk më intereson pjesa jashtë kuadratit. Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla, se jemi në 2019. Unë jam vetëm për futboll dhe kaq.
(BalkanWeb)
