Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Marek Hamsik është në negociata dhe dëshiron të ketë një përvojë tjetër në Kinë, kështuqë Napoli është i prirur t’ia japë atij atë mundësi. Mesfushori 31-vjeçar ishte afër një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund mbeti në Stadio San Paolo. Sipas raporteve, ai mund të nënshkruajë një kontratë gjatë 48 orëve të ardhshme me Dalian Yifang dhe jo me Guangzhou Evergrande. Sipas mediumit italian Sportitalia, Dalian Yifang kanë ofruar 25 milionë euro për të blerë lojtarin sllovak. “Ka negociata vazhdimisht, ne duhet ta vlerësojmë së bashku me lojtarin”, konfirmoi Ancelotti për Sky Sport Italia. “Klubi ka respekt të madh për këtë lojtar, pasi shkroi historinë me Napolin, por nëse dëshiron të ketë një tjetër përvojë, ne synojmë ta bëjmë atë të lumtur”. “Ka bisedime. Nuk po fsheh asgjë. Sa i përket klubit dhe unë, nëse lojtari dëshiron të provojë këtë përvojë të re, ne jemi të prirur për t’i dhënë atij atë që dëshiron”, përfundoi italiani. Hamsik ka qenë në Napoli që nga korriku i vitit 2007 dhe mban rekordin e të gjitha kohërave të paraqitjeve për këtë klub, pasi të shtunën ishte ndeshja e tij e 520-të dhe ndoshta e fundit, ku ka shënuar 121 gola. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb