TIRANE
Një supermarket pranë Zogut të Zi në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje mëngjesin e sotëm.
“BalkanWeb” mëson se grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autorët kanë kanë thyer me mjete të forta derën për të hyrë brenda. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë gjithashtu pamjet e para nga vendngjarja.
Burime policore bëjnë me dije se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin 40 mijë lekë të vjetra dhe disa steka cigaresh në supermarket.
Blutë e kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
(m.a/BalkanWeb)