DURRES

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele një banesë në Durrës. Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e nëntë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.  Ndërkohë mësohet se dy të asfiksuarit e parë,  një fëmijë dhe një 30 vjeçar janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se katër autoambulanca dhe dy mjete te repartit zjarrfikës ndodhen në vendit te ngjarjes. Momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz.

(n.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb