TIRANE
Seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është përfshirë nga debatet. E pranishme në Komision, deputetja e LSI-së Keidi Mehmetaj kërkoi nga ministri Lleshaj një shpjegim për ndërhyrjen e policisë brenda auditorëve të Universiteteve. Replika e Lleshajt “Me ju do flas kur të mbaroni Universitetin”, ngriti ndjeshëm tonet e diskutimit.
Debatet
Lleshaj: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin.
Vokshi: Është përfaqësuese e qytetarëve, e sovranit.
Keidi Mehmetaj: Studentët do t’ju tërheqin zvarrë nga zyra
Vokshi: Ju tërheq vërejtje për të disatën herë. Më vjen çudi që kolegët këtu nuk ndërhyjnë për shkak të komenteve tuaja të papërshtatshme. Ju nuk reagoni kur një ministër ofendon një kolege. Keni kujdes nga mënyra sesi i drejtoni njërit prej të pranishmëve. Nuk mundet të shkelni etikën në një sallë mund ta bëni jashtë.
Keidi Mehmetaj: Është një turp i madh që Policia e Shtetit diskriminon fëmijët e shqiptarëve. Ju mbase nuk keni fëmijë se me shumë siguri nuk do flisnit kështu.
Xhafaj: Unë i kam fëmijët, por i kam pak ndryshe nga ju.
(BalkanWeb)