Juventus e ka konfirmuar veten si një “mbret” në merkaton e futbollit dhe jo vetëm për faktin se arriti të transferojë Kristiano Ronaldon nga Reali i Madridit. Këtë e ka zyrtarizuar lëvizja e fundit e “Zonjës së Vjetër”, e cila ka shitur te Xhenoa, kartonin e Stefano Sturaros për 18 milion euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një shifër e ekzagjeruar dhe një biznes i vërtetë për kampionët e Serisë A, që mbrojtësin e kishin marrë në vitin 2014 po nga Xhenoa për 5.5 milion euro. Ky operacion në merkato ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, që nuk kanë ahrruar të tallen në rrjetet sociale.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb