TIRANE
Deputetja e PD, Klotilda Ferhati është pyetur në rubrikën ‘Opinion’ në News24 nëse ka frikë mazhoranca nga protesta e 16 shkurtit e opozitës. Ferhati u shpreh se protesta nuk organizohet nga qytetarët, por nga opozita dhe opozita do të mbajë përgjegjësi nëse cenohet rendi dhe siguria. Ajo tha se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë.
“E drejta e çdo kujt është e drejtë legjitime në demokraci. PD njihet si partia e protestave. Është një parti që ka votat e veta dhe çështja është se masiviteti i një proteste që bëhet duke u organizuar një muaj e gjysmë më përpara sikur do ketë fushatë. Pra nuk është një protestë e qytetarëve, por e opozitës se qytetarët ngrihen aty për aty dhe nuk kanë pse organizohen para 2 muajsh. Protestat e qytetarëve janë spontane. Protesta organizohet nga opozita dhe është opozita ajo që do mbajë përgjegjësi nëse shkelet rendi dhe siguria. Ka ikur koha kur pushteti mund të rrëzohet me dhunë. Pushteti merret me votë dhe jo me protesta e dhunë”- tha Ferhati.
Lidhur me ngjarjet e fundit në sallën e Kuvendit si dhe gjuhën e përdorur nga deputetët, Ferhati u shpreh se gjuha ne parlament bie ndesh me kodin e etikes dhe se është përdorur gjuhe e papranueshme ne seance.
“Shumë deputetë nuk merren me rendin e ditës dhe komunikimi ne kuvend është për të ardhur keq. Opozita përdori foltoren për thirrjen e protestës dhe gjuha ne parlament bie ndesh me kodin e etikes. Sjelljet e pahijshme vijnë kur mungojnë argumentet. Kolegët e opozitës janë ata që merren me çështje që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës. Nuk po them që një palë janë të mirët dhe një palë të këqijtë. Gratë deputete janë më të kujdesshme në ruajtjen e etikës”- tha deputetja.
(d.d/BalkanWeb)
