FIER
Një 37-vjeçar nga Patosi është vënë në pranga për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale, K.H, i cili u kap duke vjedhur sende me vlerë në një banesë.
Ai njihet si autori i disa vjedhjeve në qytetin e Reskovecit dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rasteve për të cilat akuzohet.
“Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet në flagrancë nga policia. 37 vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K.H, 37 vjeç, banues në Patos. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kuman, Fier u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.
Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia.