ELBASAN
Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Elbasanit. “Era e ndryshimit po ndjehet në Elbasan e cila po përhapet në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha në nisje të takimit.
Ai është pritur nga qindra qytetarë që kanë shtrënguar duart me kreun e PD dhe i kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke e garantuar për mbështetje.
Qytetari nga Elbasani flet me lot në sy me kryetarin Basha: Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur.
Basha: Kështu janë të gjithë. Siç i kanë duart të ashpra nga metalurgjiku, nga puna e fortë, kështu është bërë edhe shpirti i elbasanllinjve. Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do të të lëmë vetëm.
Është katastrofë kështu nuk vazhdohet më . Duhet patjetër të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar, ju jeni sovrani.
Ulja e taksës për biznesin e vogël do të kenë efekt të menjëhershëm për rritjen e konsumit. Asgjë nuk ka ec, edhe një rrugë që e gjetën thuajse gati nuk e mbaruan.
(BalkanWeb)