SHBA- Robotët tashmë mund të jenë edhe kirurgë. Një i tillë është krijuar për të trajtuar sëmundjen e prostatës. Ky robot është duke u përdorur nga ekspertët e NHS edhe në luftën kundër kancerit të mushkërive.
Robotiquhet “Da Vinci” dhe aktivizohet nga një doktor i cili operon me një kamerë dhe një kirurg i cili manipulon me krahët e robotit nga një tastierë duke përdorur një kontrollues dore dhe pedale për këmbë.
Roboti është i aftë të zbulojë vendndodhjen e tumorit dhe e heq atë pa problem, duke mos shkaktuar dëmtime në trupin e pacientit.
“Ky është një përparim i madh në shëndetësi dhe në luftën kundër kancerëve të ndryshëm”, thotë Stamenkovic.
(ma.ar/BalkanWeb)
