TIRANË

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi pas fjalimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili fillimisht ka përshëndetur ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO por më pas ka folur për një gjendje të rëndë në Shqipëri. Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama por ky i fundit menjëherë pasi ka mbyllur fjalën kreu i PD, ka kërkuar të flasë.

Rama i kërkoi ndjesë Xhaferit, siç tha ai për shkeljen e kodit të mikpritjes dhe e cilësoi Bashën një fëmijë që nuk di çfarë thotë.

“I dashur miku ynë kryetar i kuvendit të Maqedonisë, unë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua tju siguroj se fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por thjesht nuk e di se çfarë thotë. Edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama.

Por menjëherë pas kësaj, nënkryetari i PD Edi Paloka është çuar nga vendi i tij dhe i ka hedhur kryeministrit një shiringë me bojë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb