Protesta e njoftuar nga opozita e cila do të zhvillohet të shtunën në kryeqytet ka pasur një efekt të drejtë për drejtë edhe në futboll.

Në program, Tirana-Luftëtari, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të, do të zhvillohej të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi” por klubi bardheblu me anë të një njoftimi për mediat ka saktësuar se ky takim do të spostohet të dielën në të njëjtin orar 17:00, pasi e kanë të pa mundur të sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi në kushtet kur në kryeqytet do të zhvillohet protesta.
Kryeqytetasit kanë spostuar edhe konferencën për shtyp të trajnerit Ardian Mema e cila ishte në program për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën në orën 13:00.
